Ata janë dy këngëtarë të njohur, të cilët së fundmi kanë realizuar bashkëpunimin e dytë me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Blerina Brakën dhe Shpat Kasapin. Ajo më herët ka kënduar në opera si soprano, por ka pothuajse 12 vite që njihet më tepër në muzikën e lehtë. Ndërsa Shpati gjithmonë ka qenë prezent me projekte të reja muzikore.

Sot ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të prezantuar këngën e tyre më të re “Dashni pa krahë”. Gjatë emisionit ata gjithashtu treguan edhe prapaskenat klipit të tyre të ri.

“Kënga flet për një çift që kanë zënka dhe keqkuptime dhe Shpati në rastin konkret e ka ftuar në një tavolinë pajtimi, është i penduar. Ndërkohë vajza, që në klip jam unë, mban qëndrim. Tekstin e kam shkruar unë në bashkëpunim me Gramoz Kozelin dhe Shpati erdhi për qejf. Një pjesë e videoklipit është xhiruar në Divjakë, një pjesë tek Liqeni Artificial dhe në një restorant. Kur do xhironim videoklipin, unë vajta bëra grimin dhe vajta tek Liqeni dhe i thash Shpatit që jemi gati për xhirime. “Unë s’kam bërë grim, më prit 30 minuta” më tha Shpati dhe iku. U vonua 2 orë. Djemtë për grimin janë më keq”, tha Braka.

“Unë jam shumë i fiksuar pas grimit në videoklipe, jo kur dal siç bën shumica. Mendoj se duhet të jetë i kuruar se videoklipi mbetet”, shtoi Shpati./tvklan.al