Rikthehet “Xhihangir” (Tolga Saritas) tek “Sulejmani i Madhërishëm” dhe “Firuze” (Ayça Aysin Turan) tek “Stuhi Dashurie

“A.RIZA” seriali më i ri premierë së shpejti në Klan Plus

Një takim rastësor në taksinë e tij ndryshon përgjithmonë rrjedhën e jetës së tyre. Ali Riza është një taksist që jeton një jetë modeste dhe të lumtur duke u kujdesur për familjen e tij. Halide është një doktoreshë e suksesshme dhe shumë e bukur, babai i të cilës është bosi i botës së errët të krimit.

Hakmarrje dhe dashuri nën hijet e një konflikti mes drejtësisë dhe krimit të organizuar! Një histori dashurie plot aksion për të mos u humbur së shpejti në ekranin e Klan Plus!

Me aktorët më të famshëm të momentit: Tolga Saritas (Xhihangir tek “Sulejmani i Madhërishëm) dhe Ayça Aysin Turan (Firuze tek “Stuhi Dashurie”. Një fenomen në mediat sociale, prodhim i vitit 2021.

Ali Riza është një shofer taksie që po përgatitet për të martuar motrën e tij Nihan me shokun e tij të ngushtë. Në anen tjetër, Halide Gurkan është e ftuar në festën e ditëlindjes së një biznesmeni, mik i babait të saj, Fuat Ersoylu. Gjatë mbrëmjes Burak, djali i biznesmenit të rëndësishëm, i propozon Halides për martesë.

Ajo nuk pranon dhe kërkon të largohet nga festa duke marrë një taksi. Burak kërkon ta nxjerrë atë jashtë taksise dhe aty ndërhyn Ali Riza duke i dalë në mbrojtje Halides. Gjatë konfliktit Burak qëllohet nga Ali Riza dhe kjo është e pafalshme për djalin e të “fortit” të qytetit.

Burak “mësyn” në dasmen e motrës së Ali Riza dhe gjatë përleshjes, një tragjedi ndodh… Nusja vritet në ditën e dasmës… Ali Riza nis kështu krejt i vetëm, hakmarrjen ndaj mafies dhe vrasësit e motrës së tij. A do të arrijë dashuria e Halides të ngushëllojë sadopak zemrën e Ali Riza? A do të munden ata të jetojnë dashurinë e tyre edhe pse ndiqen nga hija e botës së krimit? Mos e humbisni së shpejti premierë ekskluzive vetëm në ekranin e Klan Plus. /tvklan.al