Kalimi i hënës së plotë në shenjën e Dashit i jep prioritet marrëdhënieve. Tashmë jemi në sezonin e Peshores e cila i favorizon marrëdhëniet, por hëna në Dash ka ngjyrime të nxitimit. Krisanthi Kallojeri, astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se periudha gjatë së cilës duhet të jemi të kujdesshëm është nga 25 Shtatori deri më 9 Tetor.

Krisanthi Kallojeri: Që sot është një javë shumë e rëndësishme për të bërë biseda, për të realizuar  kontakte të cilat do të na zgjidhin çështje pune, çështje të përditshmërisë tonë por do të na sjellin edhe përfitime financiare. E enjtja dhe e premtja janë dy ditë ku do kemi entuziazëm më të madh, dy ditë erotike ku do përjetojmë dashuri me shikim të parë, do kemi përfitime të papritura që do na ndihmojë fati por paralelisht edhe ndarje të kollajshme, humbje si rezultat i nxitimeve ose entuziazmi të madh që mund të tregojmë.

Në datën 29 kemi hënën e plotë te aksi Dash-Peshore, dielli është te Peshorja dhe hëna te Dashi. Kemi një hënë të plotë që është erotike, duhet të fokusohemi te marrëdhëniet dhe te bashkëpunimet tona, por të marrim iniciativa për jetën personale, profesionale dhe të ruajmë entuziazmin që karakterizon Dashin, të evitojmë nxitimin, impulsivitietin dhe në çdo inciativë të mos nxitohemi dhe ta çojmë deri në fund, mos të qëndrojmë në sipërfaqe. Të përfitojmë të gjithë nga kjo javë, të tregohemi sa më të matur dhe të mbrojmë marrëdhëniet tona./tvklan.al