Veliaj: Ejani duke respektuar distancën sociale

Në kohë pandemie ushqimi shpirtëror është më i nevojshëm se kurrë. Pa neglizhuar aspak protokollin e sigurisë, Bashkia e Tiranës ka organizuar sot në mbrëmje një koncert në Amfiteatrin e Tiranës.

“Jam shumë i lumtur që në darkë, pas një dite të lodhshme pune, do ta mbyllim tek Amfiteatri i Liqenit me Bashkim Alibalin e madh, me Luan Zhegun, me Irma Libohovën, me Liljana Kondakçiun. Fatmirësisht, tek Amfiteatri kemi mundësi ta ruajmë distancën sociale”.

Bashkim Alibali ftoi publikun të jetë i pranishëm.

“U them të gjithëve, ejani sepse na ka marrë malli për ju. Edhe juve besoj ju ka marrë malli për ne. Sonte në orën 20:00 takohemi në shfaqjen që do të japim për ju”. 

Këngët më të bukura të dashurisë nga vitet 1960 deri në fund të viteve ’90 do të interpretohen nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Tv Klan