Një artist që shkon përtej limiteve për të krijuar vepra mikroskopike ka gdhendur Lutjen e Zotit në një pikë floriri të vendosur në vrimën e një gjilpëre.

Graham Short tha se shpreson të mbahet mend për veprën e tij të fundit.

Gdhendja e re përmban 273 shkronja secila me madhësi 50 mikronë. “Trashësia e një fijeje floku të njeriut është 100 mikronë kështu që secila shkronjë është sa gjysma e gjerësisë së fijes”, sqaron ai.

Short shtoi se vepra e vlerësuar rreth 250.000 Paund do të shitet një ditë, por ai dëshiron që fëmijët e shkollave të mësojnë fillimisht për të.

Më parë, artisti nga Birmingami ka krijuar atë që njihet si vizatimi më i vogël i lindjes së Krishtit dhe një pikturë të Mbretëreshës në një gjilpërë me kokë.

Ai përdor medikamente për të ngadalësuar rrahjet e zemrës ndërsa punon me mikroskop gjatë natës për të shmangur dridhjet. “Nëse një maune do të kalonte në rrugë, në mikroskop do të dukej sikur ka ndodhur një tërmet”, tha artisti.

Short përdor mënyra ekstreme për të qëndruar palëvizur teksa punon si  ër shembull vendos stetoskopin në kraharor në mënyrë që të gdhendë në kohën e hapësirave të rrahjeve të zemrës si dhe injekton botoks.

Çdo 3 muaj injektoj disa doza në kapakët e syrit dhe kjo bën që mos të ketë shpërqendrime nga nervat apo muskujt e syrit ndërsa punoj. E di që është e pazakontë”, tha ai.

Një tjetër nga punët e tij të fundit është gdhendja e emrave të të gjithë fituesve të Kupës së Artë të Cheltenham në kokën e një gozhde patkoi./tvklan.al