Duka dhe Dukesha mirënjohës për kohën që gjyshja i kushtoi Lilibet

Nëna e Meghan Markle , Doria Ragland e ka ndihmuar shumë  Dukën dhe Dukeshën e Sussex pas lindjes së vajzës së tyre,Lili .

Dyshja kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me Dorian dhe ata nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Markle dhe Princi Harry janë mirënjohës që kanë Ragland në shtëpinë e tyre në Montecito, California, për të ndihmuar me Lilin dhe Archie.

Një burim i  brendshëm i tha të përjavshmes amerikane: “Meghan është shumë mirënjohëse që ka nënën e saj si mbështetje dhe Harry thjesht e adhuron atë’’.

Cifti është lumturuar nga dhuratat  për të voglën, por ata kanë qenë më mirënjohës për kohën e kaluar mes gjyshes dhe mbesës.

Për ardhjen në jetë të së voglës janë lumturuar të gjithë përfshirë këtu Princin Charles i cili ka patur  një marrëdhënie të tensionuar me Princ Harry.

Klan News