Prej më shumë se 40 vjetësh, koreografi shqiptar me famë botërore, Angjelin Preljocaj i është përkushtuar baletit. Arti i tij admirohet në të gjithë botën, me më shumë se 50 vepra që pasqyrojnë forma të ndryshme të baletit. Dashuria e tij nisi në moshën 11-vjeçare nga një foto e koreografit dhe balerinit rus, Rudolf Nureyev. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, Preljocaj ndalet në këtë moment që e drejtoi për në rrugën e artit.

Angjelin Preljocaj: Ishte shumë e çuditshme sepse kërcimi është një art i lëvizjes dhe mua ajo që më solli te baleti ishte një fotografi, një imazh i ngrirë, shumë paradoksale kjo por kishte një element bukurie në fotografinë e Nureyev-it që duket sikur ishte pezull në ajër, sikur ishte gjithë jetën në ajër, si një zog që fluturon dhe kjo vërtet më mrekulloi. Lexova një libër, ishte një vajzë që bënte balet dhe i thashë që ku e bën baletin ti dhe tha që “eja, bëj një kurs kërcimi”. Aty e mora kursin e parë të kërcimit dhe ishte një tronditje dhe zbulim i madh.

Rudina Magjistari: Aty pastaj ishte një dashuri me shikim të parë me baletin nuk u ndatë më kurrë, gjithë jetën ia dedikuat baletit.

Angjelin Preljocaj: Po, ishte një dashuri me shikim të parë sepse gjithmonë kam qenë një njeri që kam pëlqyer lëvizje, bëja xhudo, më pëlqente edhe muzika dhe kur bëra këtë kurs kërcimi ishte një pianist dhe thashë ja pra, këto dy gjëra që më pëlqejnë shumë, që janë lëvizja, trupi dhe muzika që janë bashkë dhe që bëjnë bashkë diçka që përpiqen t’i flasin botës./tvklan.al