Dashuria është në ajër”, një nga serialet më të ndjekura të momentit, do të transmetohet premierë ekskluzive në TV Klan duke nisur nga muaji Korrik.

Seriali dramë-romancë më i mirë i vitit me çiftin e aktorëve të preferuar: Hande Erçel në rolin e Eda dhe Kerem Bursin në rolin e Serkan. Shifra rekord audience në televizion, fenomeni i mediave sociale.

Ajo jetonte një jetë modeste dhe të varfër! Ai kishte gjithçka që një burrë mund të ketë! Ajo kishte mbështetje, ngrohtësi dhe lumturi. Teksa ai jetonte me pritshmëri të larta, ajo e urrente atë për arsyet e veta! Ai nuk e dinte se ajo ekzistonte. Dy shpirtra kaq të ndryshëm, takohen kundër çdo parashikimi, si magnete! Ajo kishte nevojë për të fituar bursën e studimit! Ai kishte nevojë për të për të bërë xheloze ish të dashurën! Ata nënshkruajnë një kontratë të përkohshme. Pa e ditur se si do të shkojë ky pakt mes tyre?!

Eda, një shpirt i lirë dhe “peshkaqeni” i koorporatave Serkan, e urrejnë njëri-tjetrin, por shtiren sikur janë një çift i përkryer, për të marrë atë që duan. Eda është një vajzë plot dritë, shumë e bukur që punon si luleshitëse. Ajo ëndërron të mbarojë studimet e larta dhe të zhvendoset në Itali. Por të gjitha ëndrrat e saj këputen në mes, kur kompania “Bolat Holding” me pronar Serkan Bolat, ndërpret bursën e saj të studimit. Tani për Edën, ka shumë dashuri vetëm për lulet dhe shume urrejtje për Serkanin mizor.

Gjatë protestës në universitet Eda e gjen veten të prangosur së bashku me Serkanin, kur gjatë asaj dite ajo mëson se mashkulli që urren më shumë në këtë botë, i ka të gjitha të keqijat: arrogant, mendjemadh dhe egoist. Nga ana tjetër Serkani harton një plan për të rifituar ish-të dashurën e tij, e cila e ka lënë dhe është fejuar me një mashkull tjetër.

Çifti më i paimagjinueshëm e gjen veten pre e një marrëveshje. Eda do të shtiret si e fejuara e Serkanit dhe ai do ti rijapë asaj bursën e studimit. Marrëveshja do të zgjas pak muaj deri në martesën e ish-it të Serkanit, por të jesh e fejuara e beqarit më të kërkuar dhe më të pasur të Stambollit, nuk është aq e lehtë. Ajo që nisi si diçka e lehtë, nuk është e tillë pas disa orësh…

Me shifra rekord audience, fenomen i rrjeteve sociale vjen premierë çdo pasdite në ekranin e TV Klan duke nisur nga muaji Korrik. Ky serial ka nisur transmetimin edhe në Itali, në “Canale 5” Mediaset.

Hande Ercel është një aktore dhe modele shumë e talentuar dhe e bukur. Është bërë pjesë e showbiz-it që në vitin 2013. Është shpallur “Miss Turqia” në 2012. Ka influencë shumë të madhe në mediat sociale me 19.6 milionë ndjekës në Instagram. Ka fituar çmimin si aktorja më e mirë “Best Comedy TV Series” në 2017.

Kerem Bürsin është një aktor i shkolluar dhe diplomuar në SHBA. Roli i parë si aktor në SHBA në filmin “Sharktopus” (2010). Është bërë i famshëm në Shqipëri me serialin “Dyshja fantastike”. Është shpallur aktori më seksi në Turqi në 2017. Është imazh i disa markave të famshme ndërkombëtare. /tvklan.al