Një mësuese e shkollës fillore është pezulluar nga puna dhe ndaj saj kanë nisur hetimet për ngacmim seksual në tentativë ndaj një nxënësi. Ngjarja është shënuar në Vicentino të Italisë.

Kanë qenë prindërit e nxënësit 10-vjeçar që zbuluan mesazhin në celularin e tij të dërguar nga mësuesja.

“Dashuria ime, dua të të prek”. Ky është teksti i mesazhit të mësueses dërguar në celularin e nxënësit. Mësuesja do të qëndrojë e pezulluar deri në një vendim gjykate.

“Sikur ta dije sa shumë dua të të ndjej”, vijon mesazhi i mësueses. Nga ana tjetër, 10-vjeçari ndihej në siklet sa herë flitej për mësuesen e tij. Ai u ka thënë prindërve se ajo e ka puthur disa herë pranë buzëve. /tvklan.al