Puna e dërgoi në shtete e kontinente të ndryshme, por dashurinë e gjeti në Shqipëri. Në intervistën në “Rudina” në Tv Klan, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ndan edhe copëza të historisë familjare. Bashkëshorti i saj, me të cilin ka një djalë adoleshent, është shef kuzhine. Ata janë njohur përmes një eventi kulinar të organizuar nga mikja e tyre e përbashkët.
Në shtëpinë e tyre, kujdeset ai për ushqimin pasi siç ministrja pranon, gatimi nuk është pika e saj më e fortë.
Anila Denaj: Bashkëshorti im është ai që kujdeset për kuzhinën ssepse e ka edhe profesion, është kuzhinier.
Rudina Magjistari: Shumë interesant ky moment, shef kuzhine në profesion dhe është shumë bukur ta dëgjosh edhe të rrëfyer. Dikur ka pasur një restorant të vetin?
Anila Denaj: Po, ka punuar shumë vite në Greqi, vjen si një emigrant i kthyer në Shqipëri. Karriera dhe edukimi i tij është në Greqi. Ka punuar shumë në Greqi, ka shkuar 12 vjeç, ka ardhur 35 vjeç, ngriti biznesin në Shqipëri dhe në qoftë se ka raste të tilla të të gjithë bizneseve, këto janë raste të Shqipërisë, e cila ka sjellë sot këtë zhvillim edhe në kulinari dhe në shumë angazhime të tjera.
Rudina Magjistari: Si u njohët me bashkëshortin tuaj?
Anila Denaj: Në një aktivitet ku një mikja jonë franceze kishte organizuar ushqime të ndryshme nga krahina të ndryshme dhe një nga personat që gatuante ishte ai. Pra na ka bërë bashkë ushqimi.
Rudina Magjistari: Dashuria kalon nga stomaku!
Anila Denaj: Po, megjithatë unë nuk jam personi që lidhem shumë me ushqimin. Gatuaj, gatuaj pak nga angazhimi im, përfundoj që pjesën më të madhe e konsumoj vetë se do të thotë që nuk gatuaj shumë mirë, por është ai që kompenson./tvklan.al