Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës, do nis me 24 shkurt dhe do përfundojë në datën 10 mars. Kjo periudhë do të sjell shumë gjëra të mira, por edhe të komplikuara për shenjat e zodiakut. Ndaj, astrologia, Chrysanthi Kalogeri, ka bërë një parashikim për ju, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Dashi

Këtë javë duhet të jeni sa më të aktivizuar në jetën tuaj sociale. Paralelisht, është një periudhë shumë e mirë, ku mund të fokusoheni në planet dhe në synimet që keni, lidhur me karrierën tuaj. Kjo periudhë do të ndikojë pozitivisht dhe në sferën tuaj financiare. Në fund të javës të jeni shumë të kujdesshëm, se sa do të shpenzoni dhe ku do të shpenzoni. Me hënën e plotë, nga data 24 deri në datën 10 mars, përqendrohuni në punën tuaj, përditshmërinë tuaj, përvishuni punës dhe evitoni prapaskenat.

Demi

Një periudhë shumë e mirë për jetën tuaj sociale dhe profesionale. Përfitoni nga një bashkëpunim që mund të bëni, nga një mbështetje që mund të keni, por të jeni të kujdesshëm të mos keni konflikte në ambientin e punës. Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës, nga data 24 deri në datën 10 mars, do të funksionojë si një mbështetje për projektet tuaja krijuese, për jetën tuaj personale, për jetën tuaj erotike, pra, një dashuri mund të lind në këtë periudhë; por, do të funksionojë pozitivisht dhe në planet që keni lidhur me fëmijët, lidhur me të dashurit tuaj.

Binjakët

Gjatë kësaj jave do të keni mundësi të bëni një udhëtim, do të keni mundësi të zgjidhni një çështje lidhur me studimet tuaja, të keni lajme të mira, pozitive, nga larg. Lidhur me një çështje ligjore, mund të keni zgjidhje shumë të mira dhe njëkohësisht, mund të bëni plane afatshkurtër në lidhje me të ardhmen tuaj. Jeni një nga më të ndikuarit nga hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës. Duhet të sillni një ekuilibër mes jetës tuaj profesionale – ku duhet të punoni e të flisni sa më pak për jetën tuaj personale – dhe jetës tuaj familjare, për çështje që mund të dalin në lidhje me pronën ose shtëpinë tuaj.

Gaforrja

Do të jetë një javë erotike, por paralelisht, një nga preokupimet do të jetë ana financiare. Ndoshta do të duhet të paguani lekë për një çështje që ka të bëjë më shtëpinë, për tatime, për sigurime, për të rregulluar disa çështje lidhur me bankat. Në fund të javës moj jepni dhe mos merrni hua nga të tjerët. Nga data 24 shkurt deri në datën 10 mars, do të jetë një periudhë shumë e mirë për ju për të bërë plane afatshkurtër në lidhje me të ardhmen. Paralelisht, do të vijë një i afërm me njerëzit e rrethit tuaj, por nuk është nevoja të hyni në biseda të tepërta me ta, për të mos krijuar konflikte ose probleme të vogla.

Luani

Kjo javë është mjaft pozitive për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Do të keni shanse në jetën tuaj erotike, ku mund të krijohet një lidhje afektive me perspektivë, por pasi të kalojë disa ulje-ngritje. Do të keni shanse shumë të mira në jetën tuaj profesionale. Mund të keni konflikte me bashkëshortin/en tuaj; evitoni hiperbolizmat dhe mbështetuni tek forcat tuaja në fund të javës. Me hënën e plotë,m nga data 24 deri në datën 10 mars, fokusohuni në sferën tuaj financiare, ku do të keni përfitime dhe shpenzime.

Virgjëresha

Këtë javë duhet të fokusohet në jetën e saj të përditshme, të mbledh mendjen, t’i përvishet punës. Jeta e përditshme do të bëhet më e këndshme sepse do të keni mundësinë për të pasur flirte, të krijoni një njohje. Do ta gjeni dashurinë në punë dhe në lëvizjet që do të keni në jetën tuaj të përditshme. Për sa i përket hënës së plotë në shenjën tuaj, fokusohuni tek vetja, fokusohuni tek planet që keni lidhur me të ardhmen. Paralelisht, kujdes në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja: mos merrni vendime përfundimtare!

Peshorja

Një javë shumë erotike për përfaqësuesit e kësaj shenje. Do të keni mundësi të krijoni një lidhje dashurie me perspektivë, por paralelisht, ju të tjerët do të merrni gëzime nga fëmijët ose mund të keni realizimin e një projekti artistik. Në fund të javës të jeni të kujdesshëm në shpenzimet që duhet të bëni, në investimet që duhet të bëni në lidhje me këtë projektin. Me hënën e plotë, fokusohuni më tepër të çlodheni, të relaksoheni, të bëni plane për të ardhmen, për periudhën që do të vijojë. Evitoni prapaskenat dhe llafet e tepërta në punë!

Akrepi

Një periudhë ku mund të gjeni dashurinë dhe mbështetjen tek familja juaj. Mund të zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me pronën, problemet që kanë të bëjnë me shtëpinë tuaj. Periudhën erotike, mund ta kaloni në intimitet, brenda folesë tuaj. Ndërkohë që hëna e plotë, ju krijon shanse shumë të mira për të gjetur personin e duhur nga rrjeti juaj social. Paralelisht, do të zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me fëmijët ose që kanë të bëjnë me investimet.

Shigjetari

Periudhë shumë aktive për ju, ku do të kontaktoni persona, do të bëni udhëtime të vogla, do të jeni vazhdimisht në lëvizje dhe kjo lëvizja do të jap gëzimin e flirtit, e dashurisë, të peripecisë, ku do të gjeni të dashurin/ën tuaj këtë javë. Paralelisht, do të keni mundësi të promovoni punën tuaj. Në fund të javës evitoni hiperbolizimin e tepërt të situatave. Nga data 24 deri në datën 10 mars, fokusohuni në punën tuaj, fokusohuni në karrierën tuaj dhe trajtoni me qetësi problemet

Bricjapi

Një periudhë ku do të fokusoheni më tepër në jetën tuaj financiare. Do të keni shpenzime, por dhe përfitime. Do të shpenzoni për një projektin tuaj, do të shpenzoni për fëmijët, për zhvillimin e tyre. Ndërkohë që duhet të jeni më të përmbajtur dhe më të programuar në fundjavë. Jeni në një fazë shumë të mirë,  ku të gjitha këto plane, të gjitha zhvillimet e kësaj jave, ju sjellin realizime. Fati është me ju!

Ujori

Një javë pozitive dhe për ju. Afërdita dhe Marsi takohen në shenjën tuaj, kështu që ju me lehtësi mund të joshni dhe të tërhiqni të tjerët. Pra, keni shanse në jetën tuaj personale dhe kjo është në dorën tuaj, por gjithashtu keni shanse për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe pronën. Kujdes: mos veproni këtë fundjavë sepse mund të merrni vendime të nxituara. Nga data 24 deri në datën 10 mars, fokusohuni në detyrimet që keni ndaj të tjerëve. Gjatë kësaj periudhe do të keni edhe mbështetje financiare nga të tjerët.

Peshqit

Takimet emocionale, takimet personale, si dhe takimet që kanë të bëjnë me financat tuja, do t’i bëni në intimitet dhe do t’i bëni të fshehta. Pra, duhet të lëvizni në mënyrë diskrete që dhe të tjerët të mos dinë për ju. Hëna plotë nxjerr në pah çështjet që kanë të bëjnë me partnerët, me bashkëpunimet tuaja. Ju i keni në dorë vendimet që do të merrni, të mos jeni kokëfortë, të mos i merrni apriori bisedat ose mendimet që do t’ju shfaqin të tjerët. /tvklan.al