“Dashuria nuk shprehet në një ditë”, Shën Valentini nuk do të jetë edhe aq i ëmbël për shenjat


“Dashuria nuk shprehet në një ditë”, Shën Valentini nuk do të jetë edhe aq i ëmbël për shenjat

13:48 12/02/2024

Jemi në javën e Shën Valentinit, por duket se Kupidi nuk do të tregohet i dashur me shenjat. Sipas parashikimit të horoskopit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan dy ditët në vazhdim do të mbizotërohen nga fanatizmi dhe xhelozia. Astrologia Chrysanthi Kalogeri thotë se klima e javës do të jetë shumë dinamike, me vështirësi, debate, kontakte dhe disa shenja do të kenë edhe probleme me financat.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi përpara një javë me dinamizëm, me zhvillime interesante pozitive por dhe negative, madje do të anoja nga kjo e fundit. Në datën 13 dhe 14, dy ditë të vështira ku do mbizotërojë fanatizmi, instinktet, xhelozia, zilia, mund të kemi edhe ngjarje në vende të ndryshme që mund të mos jenë shumë të mira dhe shumë të këndshme ndaj ruani kontrollin, mos hyni në konflikte me të tjerët dhe njëkohësisht, mos ekspozoni veten në rreziqe, mos bëni punë që nuk jeni të bindur që mund t’i bëni dhe ju ekspozojnë në një rrezik. Marsi kalon në datën 13 te Ujori ku do takojë Plutonin ndaj do jetë kjo situatë. Në datën 16 do të kalojë edhe Afërdita te Ujori dhe në ditët e para, në datat 16-18 mund të kemi shanse në sferën financiare, jetën personale, tendenca xhelozie, sunduese dhe posesisviteti ku duhet të kontrollojmë ndjenjat tona. Është një javë interesante, me vështirësi, antiteza. Kujdes në datat 13-14, nuk është nevoja të mërziteni, të bëheni xhelozë, të kaloni marrëdhënien në kërkesa llogarie. Dashuria nuk shprehet në një ditë.

Dashi – Me kalimin e Marsit dhe Afërditës në shenjën e Ujorit jeta juaj sociale paraqet një interes të veçantë, do jeni më socialë, do të dilni, kontaktoni sa më shumë njerëz dhe këtu ka si qëllim realizimin e synimeve dhe rritjen e të ardhurave. Do të keni mundësi të realizoni një marrëdhënie personale ose lidhje afektive. Më 13-14 shkurt, dy ditë me shumë mundësi, plot energji që kërkohet ta kanalizoni në diçka të dobishme. Qëndoni larg fanatizmit, xhelozisë dhe mos hyni në debate me mqitë dhe njerëzit e rrjetit social sepse mund të humbni një miqësi. Nga data 13-23 shkurt duhet të jeni shumë të kujdesshëm në ambientin social sepse mund të kirjohen debate e grindje. Gjatë kësaj periudhe duhet të kontrolloni edhe shpenzimet tuaja.

Demi – Tema kryesore e periudhës do të jetë sfera profesionale dhe jeta sociale. Me kalimin e Marsit në Ujor do të keni mundësi të vazhdoni të tregoni aftësitë tuaja në punë, të kërkoni të drejtat tuaja, të mundni antagonizmin por kujdes kur kërkoni gjëra që ju përkasin, mos përdorni shpatën, por strategjinë.  Nën ndikimin e hënës së re në datën 10 mund të bëni fillime të reja në sferën profesionale që do të jenë të guximshme, veçanërisht të lindurit në dy ditët e para të shenjës do shohin që jeta e tyre do ndryshojë në sferën profesionale e jetën sociale. Jini të kujdesshëm në datat 13-14  sepse diçka e fshehur mund të dalë në sipërfaqe, një problem me eprorët në punën tuaj, me prindërit, gjithsesi ruani gjakftohtësinë. Nga data 16 shkurt e deri më 11 mars është periudhë shumë e mirë për ju, do të lini përshtypje e mbresa shumë të mira në punën dhe jetën tuaj sociale. Fundi i javës iu krijon shanse shumë të mira për jetën tuaj personale, profesionale mjaft që të mos mbizotërojë xhelozia dhe zilia e sëmurë. Mos merrni vendime në fundjavë, lërini nga java tjetër.

Binjakët – Kalimi i Marsit dhe Afërdtës në Ujor këtë javë shënon fillimin e një periudhe që do të zgjasë deri më 23 mars, do të jetë mjaft dinamike, pozitive, do të udhëtoni me mendje e shpirt, do të bëni plane për të ardhmen, mund të vendosni për kurorëzimin e një marrëdhënieje, studimet, për të zgjidhur çështje dhe për të bërë plane lidhur me jashtë shtetit. Në datën 13-14 kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës, veçanërisht sepse mund  të humbisni kontrollin dhe të bëni gabime që vështirë se korrigjohen. Kujdes në përditshmëri, çështje që kanë të bëjnë me punën dhe me shëndetin. Fundi i javës është premtues për jetën tuaj erotike, por edhe për financat, mjaft të veproni me strategji, të mos zmadhoni gjërat në sensin pozitiv apo negativ. Ata që janë në një familje kujdes me problemet që mund të lindin gjatë gjithë javës nga ana e bashkëshortit.

Gaforrja – Periudha karakterizohet nga një tension i brendshëm, një gjendje psikologjike pa stabilitet ku dëshirat mund t’i bëni nevoja, ku instinktet mund të mbizotërojnë logjikën e nevojat por do ju shqetësojnë edhe çështjet financiare që kanë të bëjnë me të tjerët. Të mërkurën mund të bëni biseda lidhur me disa lekë që duhet të jepni të cilat mund të jenë më intime e të fshehta. Kujdes në detyrimet ndaj të tjerëve që mund të jenë ndaj bankave, tatimeve dhe mund të keni ndryshime në të ardhurat nga partneri që mund të jenë edhe pozitive. Ata që kanë ashendentin Gaforre duhet të mësojnë të mbështeten në forcat e veta. Në fund të javës do të keni biseda me njerëzit e familjes, sidomos për çështje që kanë të bëjnë me anën ekonomike. Mos provokoni zilinë e të tjerëve dhe mos i merrni si të vërteta çfarë do ju thonë të tjerët për arritjen e tyre.

Luani – Duhet të fokusoheni më tepër në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, është periudhë e ngarkuar sepse do të keni shumë shanse dhe një situatë tensionuese. Të lindurit në dy ditët e para të shenjës dhe në datat 13-14 duhet të jeni të kujdesshëm, mos iu përgjigjni provokimeve të të tjerëve, mos merrni vendime përfundimtare ose mos reagoni nëse doni të ruani një marrëdhënie. Strategji, qetësi dhe gjakftohtësi do të këshilloja në periudhën që vijon dhe të ëprfitoni nga shanset që paraqiten në bashkëpunimet tuaja dhe në jetën tuaj personale, kryesisht nga data 16 deri më 11 mars. Në fund të javës do të keni shanse për një bashkëpunim financiar, profesional dhe shanse për jetën personale.

Virgjëresha – Periudha që vijon është me përditshmëri shumë të ngarkuar ku do t’i përvisheni punës për të plotësuar dëshirat tuaja, për të rregulluar përditshmërinë, për të rritur të ardhurat. Gjithsesi favorizoheni, jeni njerëz punëtorë dhe mund t’i realizoni këto që thashë më lart, madje nga data 16 përditshmëria bëhet më e bukur ku nuk do të mungojë flirti dhe as interesi për jetën personale. Sot e nesër favorizoheni në jetën personale, por jo diçka me qëndrueshmëri. Në datën 13-14 më të kujdesshëm në përditshmëri, mos u ekspozoni në rreziqe dhe kujdesuni për shëndetin. Në fund të javës kapni shanset që paraqiten për të bërë plane për të ardhmen, për rritjen e të ardhurave tuaja.

Peshorja – Periudha në vijim do të jetë mjaft erotike, me flirt, peripeci, dashuri por edhe krijuese, me tendenca për të ndërmarrë iniciativa me risk më të madh. Nga data 16 deri më 11 mars kalon Afërdita në Ujor dhe në shtëpinë tuaj të pestë, ndaj atmosfera do jetë më e mirë, më pozitive për ju. Do të keni sukses në jetën personale. Kujdes të lindurit në dy ditët e para të shenjës në datën 13-14 në iniciativat që doni të ndërmerrni lidhur me investimet dhe jetën personale. Nuk duhet të humbisni kontrollin, urdhëroni dëshirat. Jeni në një periudhë shumë fertile. Fundi i javës është erotik, me dëshirë për të kaluar bukur dhe tendenca për risk.

Akrepi – Është një periudhë ku preokupimi kryesor do jetë familja, shtëpia, jeta personale, gjendja psikologjike, jeni në një fazë ndryshimesh. Në një fazë transformimi janë të lindurit në dy ditët e para të shenjës që do të ndryshojnë në karakter, paraqitje por edhe në jetën familjare, praktike, profesionale, preken akse kryesore të jetës. Gjatë kësaj periudhe mund të përfitoni në çështjet që kanë të bëjnë me familjen, të mblidheni rreth një tryeze dhe të diskutoni por kujdes, qëndroni larg fanatizmit. Është periudhë shumë e mirë për rregullime në shtëpi por edhe për çështje që kanë të bëjnë me pronën. Kujdes në datat 13-14, mos hyni në konflikte me të tjerët  dhe kujdes nga aksidentet. Fundi i javës iu ofron shanse shumë të mira në jetën personale që mund ta përjetoni në intimitet, mjaft që të qëndroni larg tendencave poseduese dhe tunduese.

Shigjetari – Periudha në vijim është mjaft aktive, do të jeni shumë socialë, me aktivitet të theksuar në jetën e përditshme, me udhëtime të vogla, të gjata. Do ta kombinoni këtë me një dëshirë për flirt,  peripeci. Ata që duan të promovojnë punën është momenti të bëjnë sa më shumë takime e kontakte sepse do të kenë sukses. Kujdes me lëvizjet në datën 13-14, si do të përdorni fjalën sepse në vend që të rregulloni marrëdhëniet mund t’i prishni. Në fund të javës do të keni mundësi për arritje dhe realizime  përmes kontakteve, informacioneve që do të merrni që do të nxjerrin konkluzione shumë të dobishme.

Bricjapi – Preokupimi kryesor do të jetë sfera financiare, do  të keni përfitime por edhe shumë shpenzime, mjaft që këto mos të tejkalojnë fitimet. Do të jetë periudhë ku do të ndërmerrni iniciativa për investime. Jini shumë të kujdesshëm sepse një lëvizje mund t’ju kushtojë. Ata që kanë ashendentin në Bricjap do të kenë ndryshime në sferën financiare. Jeni njerëz të matur, por kujdes në lëvizje në datën 13-14 dhe në fund të javës. Aty do të keni shanse për jetën personale që duhet të përfitoni prej tyre ndërsa për investime duhet të mateni dhe të mos merrni vendime përfundimtare.

Ujori – Periudha që vijon është shumë dinamike, do të jeni aktivë por do të jetë edhe shumë emocionuese e plot ankth. Do të realizoni shumë prej dëshirave tuaja, por duhet të keni shumë kujdes ku kanalizoni energjinë tuaj. Mirë është në gjithë këto iniciativa të dini të ushtroni kontrollin, jeni njerëz që u pëlqen liria, por dini të kontrolloni veten. Kujdes në datën 13-14 të lindurit në dy ditët e para të shenjës, mos u ekspozoni në rrezik, mos merrni iniciativa nëse nuk jeni të bindur në ndryshimet që doni të provokoni. Nëse vijnë faktorë nga situata dhe ngjarje nga jashtë, duhet të ruani qetësinë dhe gjakftohtësinë. Fundi i javës është erotik dhe pozitiv për ju këshut që mund të përfitoni, mjaft të mos merrni vendime përfundimtare.

Peshqit – Është një periudhë ku mund të veproni më të tërhequr. Sa i përket financave, duhet të jeni më të kujdesshëm. Mos bëni hapa të mëdha që mund t’ju kushtojnë. Mos hyni në biseda dhe marrëveshje intime në situata të paqarta gjatë gjithë javës, kryesisht në datat 13-14. Është një periudhë shumë e mirë fundi i javës për të kaluar bukur. Në jetën emocionale do të keni takime e biseda të fshehta edhe për bashkëpunime dhe mirë është që ta  mbani jetën tuaj private. Mos u jepni informacione njerëzve që janë kuriozë për jetën tuaj. Mbani gjërat dhe veproni në mënyrë të tërhequr e diskrete./tvklan.al









Të ngjashme