Dashuria për rrezikun nuk lind me njeriun, por mësohet nga faktorët socialë. Ky është konkluzioni i një kërkimi të publikuar në revistën e akademisë amerikane të shkencave Pnas. Sipas studimit, qasja ndaj rrezikut gjithsesi është e modifikueshme, të paktën tek fëmijët.

Studimet e mëparshme mbi këtë gjë kishin vërtetuar se femrat janë më pak të prirura ndaj rrezikut dhe preferojnë të mos rrezikojnë në zgjedhje të tilla ‘si gjithçka ose asgjë’. Këtu ekspertët e fushës i referohen edhe zgjedhjeve të pagës, pikërisht për këtë arsye, që mund të jetë edhe një ndër shkaqet kryesore të diferencave që ekzistojnë mes dy sekseve.

Megjithatë kërkuesit kanë kryer studime të gjata mbi ndryshimin e mendësisë për rrezikun që duhet marrë përsipër, duke marrë dy grupe fëmijësh nga dy kultura të ndryshme. Pas disa kohësh fëmijët kanë marrë tiparet shoqërore të njëri-tjetrit dhe grupi që kishte më tepër ndrojtje dhe mungesë iniciative, ndryshoi, i ndikuar nga mjedisi social.

Pra kjo është një sjellje që mund të ndryshojë dhe për rrjedhojë kthehet në pozitivitet duke sjellë edhe përfitime ekonomike afatgjata në shoqëri, veçanërisht në ndryshimet mashkull-femër.

Klan Plus