Aktorja e famshme amerikane, Vanessa Hudgens dhe i dashuri Austin Butler, janë ndarë pas më shumë se tetë vitesh së bashku. Sipas People bukuroshja dhe aktori i “Once Upon a Time in Hollywood” bën publike romancën e tyre në vitin 2011.

Fansat aluduan për ndarjen e çiftit pasi për Krishtlindje dhe në natën e Vitit të Ri, ata nuk u panë së bashku duke festuar. Për herë të fundit ata kanë publikuar foto së bashku me 31 Tetor të 2019-s.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një prononcim lidhur me lajmet e publikuara rreth ndarjes. Hudgens më parë ka qenë në një lidhje dashurie me bashkëpunëtorin nga “High School Musical”, Zac Efron. 

Klan Plus