Pas suksesit që pati me filmin “Drejt Fundit”, aktori Drilon Hoxha sjell filmin e tij më të ri “Dashuria s’mjafton”.

Me regji dhe skenar të vetë Drilon Hoxhës dhe fotografi të Dashnor Asllanit, filmi  i realizuar në Gjermani është një ndërthurje mes komedisë, aksionit dhe dramës.

Filmi tregon jetën e një të riu që fiton lirinë, por që nuk i ndahet botës së krimit. Personazhit kryesor, që interpretohet nga Drilon Hoxha, i duhet të kalojë shumë peripeci për të mbijetuar në këtë botë të ashpër.

Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura në jetë dhe në të shumtën e rasteve shihet si pengesë dhe shpesh të duhet të sakrifikosh familjen e të bësh pakt me krimin.

Pjesë e këtij kasti janë edhe aktorë nga troje të ndryshme shqiptare si Guilem Radoja, Bruno Shllaku, Ajsi Xhaxhaj, Ardian Ramushi etj .

“Dashuria s’mjafton” u dha ditën e djeshme në të gjitha kinematë e Tiranës.

Klan Plus