Vështirësia e të qenit femër sidomos në një vend si Shqipëria është tema që trajton shfaqja “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”.

E përqendruar në tri fazat kyçe të jetës së Madalenës, publiku nëpërmjet kësaj monodramë do të njihet me  historinë dhe situatat e ndryshme që kalon ky personazh i bukur, i sinqertë e njëkohësisht edhe naiv.

Arjola Demiri, aktore :

Tek Madalena çdo femër shqiptare e sheh veten ne secilën etape. Unë e kam kaluar 25 dhe 15 vjeçare, kështuqë nuk ka qenë e vështirë të kthehem pas për të ripërjetuar ato faza te jetës sime.

Përmes një rrëfimi të ndërthurur me elementë herë komik e herë shumë dramatik, vepra sjell atë që në shumë zona është ende një temë tabu “virgjëria”, problemi kryesor i Madalenës 15- vjeçare që vendos ta humbas atë e shtyrë nga shoqëria duke vuajtur më pas pasojat.

“Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë” e shkrimtarit shkodran Ridvan Dibra, me skenar dhe regji të Ben Apollonit vjen në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli në datat 6 dhe 7 Prill ora 20.

Tv Klan