Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, mbrëmjen e djeshme ka kurorëzuar dashurinë e saj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë publikuar foto nga ceremonia e martesës zhvilluar në Las Vegas.

E siç bie në sy, ajo kishte zgjedhur për ceremoninë një veshje të pazakontë, fustani i zi ishte tejet provokues ndërkohë që në duar mbante buqetën me lule të bardha duke e bërë atë më të mrekullueshme.

Në Instagram Angela Martini ka  shkruar

 “E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur”

Edhe  miliarderi rumun Dragos Savulescu ka  postuar foto nga  ceremonia duke  shkruar

“U Martova mbrëmë më  femrën më  seksi në botë. Sa origjinalë dhe të çmendur jeta është e mrekullueshme dhe e bukur.”

Ndërsa shoqëruesja  e nuses ishte  këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.

Klan Plus