78 vjet pas dasmës së Leka Zogut të parë, Shqipëria Republike Parlamentare, përjetoi edhe një dasmë tjetër mbretërore.

Në prani të thuajse të gjitha familjeve fisnike të Europës, Princ Leka II vuri kurorë me aktoren Elja Zaharia.

Ceremonia zyrtare e martesës nisi në orën 11.00, me ardhjen e të ftuarve në Pallatin e Brigadave, që kur u ndërtua mbante emrin “Pallati Mbretëror.”

Çifti u kurorëzua nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe u bekua nga të gjitë përfaqësuesit e klerit shqiptar.

Rreth 800 të ftuar nga e gjithë bota, ndër të cilët personazhet më të spikatur janë Mbretëresha Sofi e Spanjës, princër e princesha nga Austria, Belgjika, Egjipti, Gjeorgjia, Gjemania, Greqia, Italia, Irani, e më gjerë.

Ceremonia mbyllet me një darkë mbretërore.

Tv Klan