Dasma tragjike ku askush nuk mundi të mbante lotët

Dasma tragjike ku askush nuk mundi të mbante lotët

21:26 23/10/2019

Një i ri u martua me të fejuarën e tij të vdekur në një martesë-funeral, pasi ajo humbi betejën me kancerin e gjirit, përpara se të mund të realizonte ëndrrën për t'u bërë nuse.

35-vjeçari Xu Shinan nga Kina u kurorëzua në martesë me partneren e tij prej 12 vjetësh, Yang Liu, pasi një ditë pas vdekjes së saj zbuloi një listë me gjëra për dasmën që e reja dëshironte të blinte.

Sipas Dalian Evening News, në ceremoni Yang ishte veshur me një fustan të bukur nusërie dhe e rrethuar me lule ngjyrë rozë.

Xu shpërtheu në lot pasi lexoi betimet e tij dhe të së ndjerës, ndonëse ajo i kishte kërkuar që të mos qante.

Në dasmën që u mbajt të dielën në Dalian, në lindje të Kinës dhe që ishte njëkohësisht edhe ceremonia funerale e së resë, morën pjesë familjarë e miq të çiftit.

"Për gjithë jetën time do të jem në dhimbje, por nuk do të dorëzohem", tha Xu para trupit të pajetë të Yang.

34-vjeçarja vdiq më 14 Tetor, pas një beteje të gjatë prej 5 vitesh e gjysmë me kancerin e gjirit.

Bashkëshorti i saj e vajtoi atë për 7 ditë, duke qëndruar krah trupit të saj, sipas traditës kineze.

Ata ranë në dashuri në universitet në 2007-n dhe u fejuan 6 vjet më vonë. Por Yang u diagnostikua me kancer në moshën 28-vjeçare. Çifti i pezulloi planet për dasmë gjatë kohës që Yang iu nënshtrua disa operacioneve dhe kimioterapisë.

Në 2017-n gjendja e saj u përmirësua dhe ata nisën të bënin përgatitjet për martesë dhe të ruanin para për një apartament. Por një vit më vonë, kanceri i Yang u rikthye dhe ishte më keq se kurrë.

Më 6 Tetor gjendja e saj ishte kaq e përkeqësuar sa mjekët e vendosën në koma. Një javë më vonë, ajo u shua.

Vetëm një ditë pas vdekjes, Xu zbuloi se 34-vjeçarja kishte qenë duke kërkuar online për fustanin e saj të nusërisë. Ai i premtoi asaj që do t'i blinte fustanin më të bukur dhe kështu bëri.

Duke i folur nuses së tij të vdekur në ceremoni, Xu tha: "E vetmja gjë që mund të bëj është të të plotësoj dëshirën që të veshësh fustanin e nusërisë"./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi