Dasmë dhe funeral në të njëjtën kohë për të ulur koston e kishës

Dasmë dhe funeral në të njëjtën kohë për të ulur koston e kishës

14:50 14/05/2019

Ne të gjithë e dimë se dasmat janë të shtrenjta. Por edhe në rastet e një funerali kostot janë të larta. Një gruaje ditën që ishte duke u përgatitur për martesën e saj, i vdiq tezja dhe nuk kishte kush të bënte varrimin përveç asaj.

Por në vend të organizimit të funeralit që është ndoshta çështja më e ngutshme, nusja vendosi ta “kombinojë” atë me ceremoninë e martesës, shkruan media britanike “Metro”.

Gruaja nga Santa Maria, California, e ka postuar në Facebook njoftimin ku shkruan se shpenzimet e varrimit ishin të larta, kështu që ajo do të kombinonte dy rastet. Ajo tha se kushdo që dëshironte ti japë lamtumirë tezes Karen mund ta bënte këtë, pasi në njërën anë të kishës ishte dhe ceremonia mortore.

Në postin e ndarë në faqen e Facebook-ut ajo shkruan: “

Të dashur miq dhe familjarë, disa prej jush mund ta kenë marrë lajmin e trishtë se teze Karen ka ndërruar jetë. Ne të gjithë jemi të pikëlluar për humbjen e saj, por unë kam vendosur të mos anuloj dasmë. E di shumë mirë se ajo do të donte të ishte e pranishme në dasmën time dhe të festonte me ne. Prandaj në një pjesë të kishës do të bëhet dhe ceremonia e varrimit, pasi shpenzimet janë shumë të mëdha. Mezi po ju pres të shtunën”,

shkruan ajo.

Disa prej komenteve kanë qenë dashamirëse, ku i kanë shprehur ngushëllimet për tezen, por nuk munguan dhe nga ata që ishin tronditur sesi një ceremoni martese mund të mbahej në të njëjtën vend me funeralin.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT