Edhe pse nuk është e lejuar, pronarët e disa lokaleve kanë hapur dyert për personat që duan të martohen. Por dy pronarë restorantesh janë gjobitur këtë të diel pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Uniformat blu të Tiranës thonë se ata po organizonin ceremoni martesore duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., gjoba të rënda prej 3.000.000 lekë secilit.

“Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim./tvklan.al