Martohet me të fejuarën Symonds verën e ardhshme

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds u kanë dërguar ftesat e martesës familjes dhe miqve për 30 Korrik të vitit 2022, raportoi “The Sun” .

Ndërkohë që nuk bëhen ende me dije detajet e destinacionit se ku do të zhvillohet martesa e çiftit, sipas “The Sun”. Në shkurt të vitit 2020, Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds thanë se ishin fejuar.

Johnson, 56 vjeç, dhe Symonds, 33 vjeçe , kanë jetuar së bashku në Downing Street që kur Johnson u bë Kryeministër në 2019. Ata ndajnë një djalë të quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, i cili lindi vitin e kaluar.

Kryeministri britanik, i njohur për pamjen e tij paksa të vecantë  dhe oratorinë e shkëlqyeshme, ka qenë më parë i martuar me Marina Wheeler dhe kanë  katër fëmijë së bashku. Në Shtator 2018 ata njoftuan se ishin ndarë dhe do të divorcoheshin pas 25 vitesh martesë. Johnson gjithashtu ka qenë i martuar edhe  me Allegra Mostyn-Owen, dhe Symonds do të jetë gruaja e tij e tretë.

Klan News