Data e fillimit të Katar 2022, FIFA mendon zhvendosjen

Data e fillimit të Katar 2022, FIFA mendon zhvendosjen

23:00 10/08/2022

FIFA po mendon që ta ndryshojë datën e fillimit të Kupës së Botës, për t’i dhënë mundësi vendit organizator, Katarit, që ta hapë eventin.

Edicioni 2022 është përcaktuar që të nisë të hënën më 21 Nëntor me sfidën Senegal-Holandë.

Por, pas apeleve të vazhdueshme nga ana e organizatorëve, bordi drejtues synon që ta zhvendosë turneun me një ditë para, duke i dhënë mundësi kombëtares së Katarit që të luajë më 20 Nëntor.

Sfida e tyre ndaj Ekuadorit do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Al Bayt”, në vend të 24 orëve më pas.

Por vendimi për nisjen e kampionatit botëror duhet që të aprovohet nga byroja e Këshillit të FIFA-s, që të hyjë në fuqi. Në të bëjnë pjesë presidenti Xhani Infantino si edhe liderët e secilës federatë te kontinentet.

Por duket se parimisht është rënë dakord për të bërë këtë ndryshim. Nisur nga kjo, Kupa e Botës Katar 2022 do të mbahet në datat 20 Nëntor-18 Dhjetor.

Klan News





Të ngjashme