Kur do të fillojnë serialet tuaja të preferuara në Tv Klan?

Tre super seriale të reja turke “Shtëpia ime, fati im” ; “Amaneti” dhe “Kudo bashkë” vijnë premierë ekskluzive në ekranin e Tv Klan. Një prej tyre nis në fund të muajit Janar, ndërsa dy serialet e tjera pak më vonë. Zbuloni më poshtë datat se kur fillojnë transmetimin tre serialet e reja.

“Shtëpia ime, fati im” nga 30 Janari

“Shtëpia ime, fati im” (Doğduğun Ev Kaderindir), një nga serialet më të bujshëm të vitit 2020 është blerja më e fundit e Tv Klan, nga 30 Janari

Aktori i famshëm İbrahim Çelikkol që e njihni nga seriali “Dashuri Bardh e Zi” në rolin e Ferhat, apo si Barça tek “Dyshja fantastike”, këtë herë vjen si Mehdi në serialin “Shtëpia ime, fati im”, i cili aktualisht është në transmetim në Turqi me sezonin e dytë.

Me aktoren e njohur Demet Özdemir në rolin e Zejnep, Engin Hepileri, Zuhal Gencer, Senan Kara e shumë të tjerë do të jetë suksesi i radhës bazuar në një histori të vërtetë.

“Amaneti” nga 15 Marsi

 “Amaneti” (Emanet), i cili ka nisur transmetimin në muajin Shtator në Turqi me shifra rekord audience. Një produksion i vitit 2020 me aktorët Halil Ibrahim Ceyhan, Sila Turkoglu, Berat Rüzgar Özkan, Gülderen Güler e shumë aktorë të tjerë.

Kevser është rritur në një lagje të varfër, por kur ajo bëhet nuse e djalit të një familjeje të pasur, i ati vendos të ndërpresë të gjitha lidhjet me vajzën e tij, pasi nuk e miraton këtë martesë.

Kur Kevser humbet burrin e saj, e gjen veten të bllokuar në rezidencë me djalin e saj 5-vjeçar Jusufin dhe nuk ka ku të kthehet. Një ditë ajo vdes tragjikisht gjatë një aksidenti dhe djali mbetet jetim, i vetëm në një pallat me njerëz intrigantë, ku i mungon dashuria.

“Kudo Bashkë” nga 9 Prilli

“Her Yerde Sen” (Kudo bashkë), Demir dhe Selin kërkojnë të marrin të njëjtën shtëpi, por duke qenë kokëfortë, të dy bëhen bashkëpronarë. Nuk do të mjaftonte vetëm shtëpia, por dikush do jetë edhe shefi i kompanisë. Një komedi dhe romancë që nuk duhet humbur! /tvklan.al

Gjithçka rreth serialeve të transmetuara në Tv Klan & Klan Plus e zbuloni duke ndjekur faqet tona zyrtare në Facebook dhe Instagram

Facebook Seriale TV KLAN

Instagram @seriale.rtvklan