

Datëlindja e Schumacher, urimi prekës i të bijës
Michael Schumacher feston sot 50-vjetorin e lindjes dhe urimi më i ndjerë ka ardhur nga vajza e tij. Edhe pse arsyet për të festur nuk janë të shumta, vajza e Schumacher ka gjetur forcën për të uruar të atin nëpërmjet një postimi në Instragram.
Me anë të disa fotografive nga koha kur Schumacher ishte në kulmin e karrierës së tij, Gina dha një mesazh vërtetë prekës për të atin:“Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë”.

