Arkeologët kanë zbuluar gërmadhat e një pallati të lashtë në Romë ku jetonin papët përpara se Vatikani të kthehej në rezidencën e tyre zyrtare.
Pallati i rrethuar me mure mbrojtëse u gjet në sheshin jashtë Bazilikës së Shën Gjon Lateran që përkon me shek. IX, shkruan DailyMail.
Muret janë të ndërtuar me gurë të mëdhenj të formuar nga hiri vullkanik që duhet të kenë ardhur nga ndërtesa tashmë inekzistente. Mendohet se ndërtesa mbronte Patriarkun, një bazilikë monumentale e ndëërtuar nga perandori Konstandin në shek. IV, pak pasi ai e shpalli krishterimin si besimin zyrtar të Romës.

Më vonë Patriarku u zgjerua dhe rinovua gjatë mesjetës duke u bërë selia papale derisa u zhvendos në Avignon të Francës më 1305. Pallati sekret strehonte papët derisa më pas ata shkuan në Romë në vitin 1377. Vatikani nuk ishte krijuar ende zyrtarisht deri në vitin 1929. Megjithatë, pallati i lashtë është shumë i vogël krahasuar me Vatikanin.
Struktura mbrojtëse mund të ketë lidhje me faktin që u ndërtua gjatë kohës së një konflikti të brendshëm në Romë, pasi familjet e fuqishme aristokrate luftonin për pushtetin e fronit papal.
Zbulimi përkon me zgjedhjen e Papës së ri, Leonit XIV i cili është i pari papë amerikan.

“Ky është një zbuliim jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Romës dhe historinë e tij mesjetare, pasi nuk ka pasur gërmime arkeologjike në shesh në kohërat moderne”, u shpreh Ministria italiane e Kulturës.
Pallati u zbulua gjatë rinovimeve në zonë pak përpara Jubileut, një ngjarjeje që nis në dhjetor dhe tërheq mbi 30 milionë pelegrinë dhe turistë në kryeqytetin italian./tvklan.al