Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul zbardhi detaje nga ajo që u diskutua në mbledhjen grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nëpërmjet një viedokonference, ku ai dha disa mesazhe në krah të komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn. Daul thotë se për ta është i rëndësishëm pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje.

“Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PD se do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim”.

Daul thotë se kujtuar edhe një herë draftin e propozuar një javë më parë nga negociatori David McCallister në Tiranë.

“Unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike”.

Daul thotë se PPE ndan mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE-në.

“Pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre.”