Ish-lojtari i Anglisë shfaqet duke biseduar me princin William dhe Kate

Ndeshja Anglia -Gjermani Euro 2020  u ndoqën nga miliona persona  mes tyre dhe figura të njohura.

Futbollisti anglez David Backham u pa së bashku me djalin e tij Romeo teksa ishin të ulur në stolat e stadiumit Wembly.

Ish- lojtari i Anglisë kishte veshur një kostum  shoqëruar me  një kravatë ngjyrë vjollcë dhe vija rozë dhe një këmishë gri të hapur. Po ashtu edhe Romeo iu përshtat stilit të babait të tij dhe mbante të  veshur gjithashtu një kostum.

Gjatë momenteve kur Anglia shënoi golat kundër Gjermanisë ata të dy ndanë një përqafim të ngrohtë për të festuar fitoren. Mes figurave publike që panë ndeshjen ishin edhe Princ William dhe Kate së bashku me djalin e tyre George. Tribunës ju bashkuan edhe yjet  e muzikës britanike Ed Sheeran dhe Ellie Goulding të shoqëruar nga parterët përkatës.

Familjes Mbretërore iu dhanë  vendet e rreshtit të parë ndërsa pak distancë ishte nga David dhe Romeo. Golat e shënuar u festuan me brohoritje dhe fytyra të qeshura të cilat tregonin qartazi gëzimin për fitoren e arritur që do ta çojë Anglinë në cerekfinale .

Klan News