David Beckham i është pezulluar me 6 muaj patenta për shkak të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Gjyqi e shpalli atë fajtor pasi ishte fotografuar duke drejtuar makinën Bentley në qendër të Londrës më 21 Nëntor të vitit të kaluar. Ish-kapiteni i Anglisë u penalizua edhe me 750 Paund gjobë.

Gjykatësja e çështjes tha se e pranonte faktin që Beckham po përdorte celularin teksa kishte mbetur në trafik me makinë dhe po lëvizte me shpejtësi të ngadaltë, por shtoi se ai nuk kishte asnjë justifikim dhe ka shkelur dukshëm ligjin.

Ndërsa avokati mbrojtës i Beckham tha: “Nuk ka asnjë justifikim për atë që ndodhi, por ai nuk kujton asgjë nga ajo ditë”. Megjithatë, argumentimi i palës mbrojtëse nuk e bindi gjykatësen për një masë më lehtësuese, e cila vendosi pezullimin e patentës me 6 muaj për Beckham dhe gjobë 750 Paund. Futbollisti u detyrua gjithashtu që të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore.

/tvklan.al