Ish-futbollisti lançohet në botën e serialeve televizive

Pronari i klubit ndërkombëtar Inter Miami, David Beckam, i cili ka 7 vite që është tërhequr nga fusha, ka ende ambicie të mëdha. Ai po përgatit një dokumentar autobiografik mbi suksesin dhe jetën e tij private. 

Ylli i cili ka 65.7 milion ndjekës në instagram ka treguar projektet e tij për revistën Vogue. Që prej Krishtlindjeve familja Beckam po jeton në Miami edhe pse kishin shkuar atje vetëm për një javë pushime. 

Beckam ka folur edhe për Viktorian, të cilën e ka përkufizuar si gruan më punëtore që njeh dhe se fëmijët i kanë edukuar me frymën e punës duke i ngarkuar me përgjegjësitë e tyre. 

David ka pranuar se është e natyrshme që për stilin e tij ndikohet nga Viktoria, por ka zbuluar se shpesh fëmijët e ironizojnë atë për mënyrën se si vishet.

“A nuk je shumë i vjetër për këto pantallona. Por ata tashmë janë bërë ikona të modës dhe unë jam i mahnitur dhe krenar për ta”, është shprehur ai. 

Në intervistë Beckam ka shpjeguar se për dokumentarin është frymëzuar nga një film për idhullin e tij Michael Jordan duke menduar se ky ishte momenti i duhur për të regjistruar një projekt autobiografik. Aktualisht ai ka krijuar një grup pune, por ende nuk ka gjetur drejtuesin e projektit. Do të doja të tregoja një anë tjetër timen tek publiku, ka përfunduar ai intervistën.

Në këto momente David është duke prodhuar një dokumentar në lidhje me dy vëllezërit rivalë të Pumës dhe Adidas. 

Klan News