david_cameron_0

David Cameron premtoi se do të drejtojë një qeveri për “një komb” për ta bërë edhe më të madhe Britaninë e Madhe. Nga pragu i ndërtesës me numër 10 në Downing Street, ai tha se vendin e tij e pret diçka e vecantë. Konservatorët fituan 331 deputetë, pesë më shumë nga çfarë nevojitej për të siguruar shumicën në Dhomën e Komunëve me 650 vende.

Është e para fitore e tillë, prej vitit 1992 dhe duke iu referuar asaj, konservatorët do të qeverisin pa patur nevojë të krijojnë një koalicion apo të arrijnë marrëveshje me partitë e tjera. Pas rezultatit zhgënjyes të gjithë “rivalët” politikë, Ed Miliband i Laburistëve, Nik Kleg i LiberalDemokrateve dhe Nigel Farazh i Jukip dhanë dorëheqjen.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 60 % më e larta prej vititi 1997. Këto zgjedhje sipas analistëve mund të sjellin pasojat më të thella në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Brenda dy viteve pritet të zhvillohet referendumi për të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian. Gjithashtu ekziston një pikëpyetje e madhe, pas fitores së partisë nacionaliste skoceze të Nikola Stwrgwn.

Shumë udhëheqës botërore përgëzuan David Cameron për fitoren. Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker tha se do të shqyrtojë, propozimet, idetë apo kërkesat rreth anëtarësisë së Britanisë së Madhe ne BE, në një mënyre miqësore dhe objektive. Presidenti amerikan, Barak Obama e cilësoi fitoren e konservatoreve “mbresëlënëse” dhe vlerësoi marrëdheniet speciale mes dy vendeve.

Rusia po ndjek me shumë vemendjen rezultatin dhe shprehu keqardhjen për marrëdheniet e ngrira.

Tv Klan