Kryeministri britanik David Kameron e pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë trashëguar aksione nga shoqëria offshore e ngritur nga i ati, Ian Kameron.

Kameron thotë se aksionet e trashëguara të kompanisë së shumëpërfolur Blaimore Holdings, i ka shitur në vitin 2010, përpara se të zgjidhej kryeministër dhe se ka paguar tatimin mbi fitimin nga transaksioni.

Bëhet fjalë për 30 mijë sterlina.

Por këto deklarata të Kameron kanë nxitur reagimin e laburistëve, të cilët e cilësuan hipokrit.

Kryetari i grupit parlamentar laburist, Tom Watson, tha se kryeministri nuk mund të gjykohet për veprimet e babait të tij, por ai nuk mund t’u bëjë moral njerëzve për skemat financiare. Për këtë arsye i kërkoi dorëheqjen.

BBC raporton së shefi i Doëning Street, do të publikojë javën e ardhshme deklaratën e të ardhurave të tij.

Blaimore Holdings u vu në qendër të vëmendjes pas shpërthimit të skandalit të Panama Papers. Kompania offshore e themeluar nga i ati i David Kameron, ishte një prej shoqërive kliente të zyrës ligjore Mosak Fonseka.

Tv Klan