Bayern dhe Juventus shfaqin interes për spanjollin

David De Gea duket se do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës. Portieri spanjoll nuk është më i paprekshëm te Djajtë e Kuq, pasi aty po ndjen presionin e Dean Henderson.

De Gea pritet të nxirret në shitje nga United, me klubin anglez që po synon afrimin e italianit Gianluiggi Donnarumma. Mediat në Angli kanë raportuar se në garë për portierin spanjoll tashmë janë futur dy skuadra të mëdha evropiane.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus dhe ai gjerman Bayern Munich janë skuadrat që interesohen për spanjollin. Gjithsesi situatën e tij po e ndjek edhe Paris Saint Germain, por nuk përjashtohet mundësia që portieri mund të rikthehet dhe në Spanjë.

Atletico Madrid mund ta shes sllovenin Jan Oblak dhe nëse ndodh një gjë e tillë, ata do të tentojnë rikthimin e De Geas.

Klan News