Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Kakavisë David Gjokejën . 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim që në vitin 2005 si autor i një vrasje të dyfishtë ndodhur në fshatin Gjyricë të  Durrësit.

David Gjokeja, së bashku me dy vëllezërit e tij Kastriot dhe Arben kanë vrarë në një pritë kushurinjtë e tyre Oligert dhe Eduard Gjokeja si dhe kanë plagosur rëndë Simon Gjokejën.

Prej kësaj kohë 49-vjeçari ishte në kërkim. Sipas njoftimit të policisë së shtetit Gjokeja ishte një nga personat e deportuar nga pala greke për qëndrim të paligjshmë në shtetin helen.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë ai ka dhënë gjeneralitete të rreme. Kjo gjë është verifikuar në sistemin TIMS ku pas marries së shenjave të gishtave ka rezultuar se Gjokeja ishte në kërkim për vrasjen e dyfishte të kushërinjve të tij në 18 qershor të vitit 2005.

Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm dhe rezultonte një nga 10 personat më të kërkuar nga policia e Durrësit.

Tv Klan