Të anëtarësohet në BE, të zgjerojmë kufijtë politikë

Pak dite pasi komisioni i jashtëm miratoi amendamentet në draft, rezolutën që bën thirrje për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqiperinë mbështetja ka ardhur edhe nga kreu i parlamentit evropian David Sassoli.

“Me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar u takova disa ditë më parë në Bruksel në një kohë që po jetojmë ditë të vështira kur planeti ynë është ndalur dhe përditshmëria jonë është vënë në një provë të vështirë solidariteti. Muajin Mars të vitit të kaluar, në një nga momentet më të vështira të Italisë një ekip me infermierë shqiptarë ju dha ndihmë konkrete spitaleve.  Edi Rama tha me atë rast se nuk jemi të pasur por nuk jemi pa memorje. Dua të rikonfirmoj në emër të Parlamentit Evropian se ne mbështesim fuqishëm procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duhet të zgjerojmë kufijtë tanë gjeografikë dhe ata politikë sepse zgjerimi do të sjellë përfitime për qytetarët, për shtetet sepse historitë tona janë të ndërlidhura.  Vetëm së bashku duke e patur edhe Shqipërinë pjesë të familjes sonë do të jemi më te fortë, më në gjendje për të përballuar sfidat që kemi perpara.”

Me 25 Mars në Bruksel në një vjetorin e vendosjes së 15 Kushteve ndaj vendit tonë, eurodeputetët në seancë plenare pritet ti japin dritën jeshile projektrezolutës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërsa vendimin final e kanë shtetet anëtare të BE-se.

Klan News