Bucks shume i fortë për Miami, Denver fiton në shtëpine e Portland

Lakers mundi Suns me rezultatin 109-95 dhe fitoi lojën 3 në play off.

Mbrojtja e kampionëve në fuqi ishte e pakalueshme dhe sulmi i pandalshëm.

U dallua në parket Anthony Davis me 34 pikë dhe 10 ribaunde dhe LeBron James me 21 pikë dhe 9 pasime.

Kjo është fitorja e dytë në serinë e takimeve, e rezultati i përgjithshëm shkon në 2-1.

Suns duhet të rekuperojë patjeter Chris Paul, që luajti 27 minuta e realizoi 7 pikë dhe 6 asiste.

Dëmtimi i shpatullës së djathtë në lojën 1 e limiton shumë. U dallua Ayton për Phoenix, që realizoi 22 pikë dhe 11 ribaunde.

Bucks dominoi lojën 3 dhe mundi Miami Hit 113-84. Rezultati në serinë e play of-it është 3-0.

Antetokounmpo realizoi 17 pikë dhe po aq ribaunde, kurse Middleton 22 pikë, 8 ribaunde dhe 5 asiste.

Jimmy Butler është i vetmi që luftoi për Miami-n, por 19 pikët e tij nuk mjaftuan.

Bucks tani ka në dispozicion meçpointin e parë për të shkuar në gjysmëfinalen e konferencës që në lojën 4.

Denver mundi Portland 120-115 dhe rezultati në serinë e play of shkon në 2-1 në favor të tyre.

Nikola Jokic realizoi 36 pikë, 11 ribaunde dhe 5 asist te në 35 minuta. Mçollum shënoi 22 pikë dhe Anthony 17 pikë.

Klan News