Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas humbjes me Zvicrën. Para se seancës tekniku italian, Gianni De Biasit, ka bërë bashkë me lojtarët një analizë për përballjen e parë të humbur.

“Kjo skuadër, ka ende shumë për të dhënë dhe do të luftojë deri në fund, për të treguar vlerat e saj. Sigurisht kemi humbur një betejë por do të vazhdojmë të mos dorëzohemi , duke treguar vlerat tona”, ka thënë Gianni De Biasit.

Djemtë e Kombëtares, një pjesë kanë zhvilluar vrapim rreth fushës nën drejtimin e përgatitësit atletik. Ndërkohë, që futbollistët e tjerë, kanë zhvilluar ushtrime taktike, me topin.

Nga ana tjetër, FSHF ka dhënë një lajm të mirë për gjithë tifozët. Organi më i lartë i futbollit në Shqipëri, njofton se ka bileta të lira për dy ndeshjet që do zhvillojë kombëtarja, ndaj Francës dhe Rumanisë.

Ju bëjmë gjithashtu me dije se bëhet fjalë për sasi të vogla dhe për arsye organizative, këshillohen te gjithë të interesuarit të kontaktojnë sa me shpejt për të patur mundësinë e organizimit të të gjitha detajeve përfshire mundësitë e pagesës, tërheqjen e biletës, etj. Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e interesuar të jenë të pranishëm ne eventet e ardhshme te Kombëtares ne Euro 2016, të kontaktojnë në adresat e mëposhtme te email it:[email protected][email protected][email protected] ose në numrat e tel: +33 787753285 dhe +355665001301

”, theksohet një njoftimin e FSHF-së. /tvklan.al