De Biasi drejt Sampdorias

De Biasi drejt Sampdorias

13:42 10/10/2019

Trajneri pret vendimin e klubit

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, është një kandidat i mundshëm për të marrë postin e trajnerit të Sampdorias. Sipas asaj që raportjnë mediat italine,

De Biasi ka pranuar që të marrë drejtimin e skuadrës dhe po pret që drejtuesit të japin një përgjigje përfundimtare. Të njëjtën gjë pohon edhe tekniku në një komunikim me Tv Klan.

De Biasi thotë se asgjë nuk është ende e sigurtë dhe se vendimin duhet ta marrin drejtuesit e klubit gjenovez.

Pasi la drejtimin e kombëtares, De Biasi ka drejtuar Deportivo Alaves në Spanjë, por aventura e tij përfundoi shpejt.

Një tjetër kandidat për stolin e Sampdorias është edhe Genaro Gattuso.

Mediat italiane raportojnë se ish-trajnerit të Milanit i është ofruar një kontratë për dy vite ku edhe shifrat financiare nuk janë për t’u hedhur poshtë, por pavarësisht kësaj ai ka dyshime dhe nuk ka vendosur nëse do të pranojë ose jo ofertën.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori