Miqësorja me Ukrainën që do të luhet mbrëmjen e së premtes në Bergamo shikohet si shumë e rëndësishme nga Gianni De Biasi. Trajneri i Kombëtares pranoi se do të shikojë në fushë disa nga futbollistët, të cilët nuk luajtën në takimin e pak ditëve më parë.

Do të ndryshojmë disa lojtarë në dallim nga ata që u aktivizuan me Katarin, t’i japim mundësinë atyre që nuk luajtën. E vlerësojmë kundërshtarin, pasi i shënoi 4 gola Rumanisë, një ekip i fortë sipas meje që e vlerësoj. Rezultati ka rëndësi gjithmonë, por është gjithësesi një ndeshje miqësore dhe duhet të shikojmë gjendjen e lojtarëve

” – tha De Biasi në konferencën për mediat, i cili pritet të luajë me Sadikun në sulm dhe me reshitmin 4-5-1.

Trajneri i kuqezinjve sqaroi se gjendja fizike e lojtarëve është mirë edhe pse kanë luajtur një sezon të gjatë. Sipas Gianni De Biasi e rëndësishme është edhe gjendja psikologjike.

Sfida me Ukrainën do të jetë e fundit në këtë fazë përgatitore dhe të hënën Shqipëria do të jetë në Francë për të qenë gati për sfidën e parë të Euro 2016 me Zvicrën më 11 Qershor në Lens.

Tv Klan