Xhani De Biazi debutoi me fitore tek Alavesh, duke i dhënë ekipit pikët e para në këtë sezon të La Ligas.

Ish-trajneri i Kombëtares ndryshoi gjithçka në pak ditë dhe skuadra e tij triumfoi 2 – 0 në fushën e Levantes, ekip të cilin e drejtoi 10 vite më parë.

Një nisje e jashtëzakonshme dhe meritë e De Biazit, i cili ndikoi menjëherë në mentalitetin e lojtarëve të Alaveshit. Kjo fitore shprese e largon skuadrën baske nga fundi i renditjes. Misioni i Xhani De Biazit është qëndrimi i Alaveshit në La Liga./Tv Klan