Belgu asiston katër herë, sulmuesi shënon 5 gola Luton Town

Manchester City është në çerekfinalen e FA Cup për të gjashtin vit radhazi. Skuadra e Pep Guardiolës dominoi totalisht ndaj Luton, për të triumfuar me shifrat tenistike, 6-2. Një 90 minutësh ku u vu re binomi, Erling Haaland-Kevin de Bruyne, me dyshen që ishin fenomenal në fushën e lojës.

Norvegjezi realizoi pesë gola, teksa në katër raste u asistua nga mesfushori belg. De Bruyne dhuroi tre asiste për shokun e skuadrës brenda pjesës së parë, për të qenë lojtari i parë i Premier League që jep asiste në çdo kompeticion këtë sezon.

Ndërkaq, me performancën spektakolare ndaj Luton, Haaland u ngjit në kuotën e 79 golave në 83 paraqitje të bëra me fanellën e Manchester City në të gjitha kompeticionet. Që nga korriku 2022, Haland ka dominuar edhe në këtë aspekt, pasi gjendet 30 gola epërsi ndaj Mohamed Salah gjatë kësaj periudhe.

Duke luajtur së bashku, De Bruyne dhe Haaland kanë 35 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje, dy prej të cilave erdhën me njërin prej tyre nga stoli. Me ta në fushë, City nuk ka humbur që nga 5 shkurti 2023.

“Ndeshje pas ndeshje, Haland po bëhet më i mirë, edhe Kevin gjithashtu. Asnjë performancë nuk është perfekte. Luton kishte guximin të luante dhe u mbrojt mirë, pavarësisht se pësoi 6 gola. Lojtarët e mi lexuan lojën në mënyrë perfekte dhe ia arritëm të merrnin fitoren”.

Përveçse në FA Cup, Manchester City është në garë për tituj këtë sezon, si në kampionat dhe Champions League.

Klan News