Mesfushori i Manchester City mundi rivalin e Liverpool Salah dhe atë të Tottenham

Ylli i Manchester City De Bruyne fitoi çmimin e “Lojtarit të vitit në Premier League”. Belgu e fitoi garën me sulmuesin e Liverpool Muhamed Salah.

Për mesfushorin e “qytetarëve”, ky ka qenë një ndër sezonet më të suksesshme, ku ka realizuar 15 gola në 29 paraqitje, e gjithashtu ka dhënë shtatë asiste.

Lojtari 30-vjeçar ka pasur një rol parësor në ecurinë e City në këtë sezon, ndërsa skuadra është shumë pranë fitimit të titullit kampion.

De Bruyne ka fituar çmimin e “Lojtarit të vitit në Premier League” edhe në vitin futbollistik 2019-2020.

Në tri sezonet e fundit, titullin e rëndësishëm e kanë fituar lojtarët e “qytetarëve”.

“Ta fitoj këtë çmim për herë të dytë është një arritje për të cilën jam krenar. Ka kaq shumë cilësi në Premier League dhe më kënaq fakti që fitova me kaq shumë futbollistë të tjerë të mëdhenj, të cilët kanë zhvilluar sezone të jashtëzakonshme me klubet e tyre. Lumturohem që kam kontribuuar me gola dhe asiste”, është shprehur ai.

Në garë me mesfushorin 30-vjeçar për çmimin, përveç egjiptianit ishte edhe sulmuesi i Totenhemit, Son Heung-min. Salah kryeson me një gol më shumë se sa koreano-jugori në garën për “Këpucën e Artë”.

Klan News