Partnerja e portierit sjell në jetë një vajzë

Portieri spanjoll i Mançester United, David de Gea është bërë baba për herë të parë. Së bashku me bashkëshorten, Edurne, de Gea është bërë baba i një vajze, që do të quhet Yanay.

“4 Mars 2021”, shkruajnë çifti në një postim në rrjetet sociale, me fjalët që shoqërojnë një fotografi të dorës së vajzës së vogël. Postim që ka marrë shumë reagime pozitive në rrjetet sociale, me ndjekës të dyshes që i kanë uruar për statusin e ri.

Çifti janë në lidhje prej 10 vitesh, me marrëdhënien e tyre që është një nga më të qëndrueshmet në botën e sportit. Bukuroshja 35-vjeçare përveçse partnere e De Gea është e njohur si këngëtare, aktore dhe prezantuese televizive.

Klan News