Një skandal seksual trondit Spanjën në ditën e fillimit të Kampionatit Europian. Portieri David De Gea figuron nën hetim për një skandal seksual, së bashku me Iker Muniain.

Portieri i Manchester United akuzohet për marrëdhënie me një vajzë të mitur, që tashmë është marrë në mbrojtje nga autoritetet. Sipas tabloidit “The Sun”, duket vetëm çështje orësh që lojtari të përjashtohet nga përfaqësuesja spanjolle.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 dhe gjithçka në një hotel në Madridit. Në dëshminë e saj, vajza ka akuzuar portierin De Gean dhe sulmuesin e Athletic Bilbao, Muniain.

Ajo ishte dërguar në suitën e hotelit nga një shoqëri vajzash eskortë dhe se do të paguhej. Vajza pretendon gjithashtu se është dhunuar nga Muniain dhe një tjetër lojtar i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Spanjës.

Sipas spanjolles, El Confidencial, vec De Gea dhe Muniain, në skandalin seksual rezulton të jetë i përfshirë edhe Isco. /TV KLAN