Te Juventusi kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri dhe lojtarët që do të kenë në ekip, pavarësisht se ende nuk është vendosur përfundimisht për trajnerin.

Michele Di Gregorio ka shfaqur oshilacione të shumta këtë sezon dhe torinezët synojnë një profil me më përvojë.

Një nga kandidatët më të mundshëm në rast se ish-portieri i Monzës largohet, është David De Gea.

34-vjeçari ka treguar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon te Fiorentina, me të cilët i skadon kontrata në fund të sezonit.

De Gea duket sikur ka rilindur në Itali, duke u rikthyer në nivelet e dikurshme. Skuadra nga Firence po punon për rinovimin, por Juventusi mund të provojë arritjen e një marrëveshje para verës.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, për të mësuar në lidhje me një lëvizje të mundshme. /tvklan.al