Atleti kanadez realizoi kohën 19.62, në podium hipin edhe 2 atlete amerikane.

Atleti kanadez Andre De Grasse fitoi medaljen artë në garën e 200 metrave në Tokio 2020.

Kjo është medalja e dytë e 26 vjeçarit, i cili fitoi të bronztën në garën e 100 metrave të dielën.

Por kanadezi ka fituar medalje në çdo olimpiadë që ka garuar.

Ai vendosi një rekord të ri kombëtar, ku shënoi kohën 19 sekonda e 62 të qindat. Por atleti ishte larg thyerjes së rekorrdit olimpik 19 sekonda e 30 të qindat të vendosur në Pekin në 2008.

Kampioni i botës Noah Lliles e përfundoi garën i treti, pas bashkëatdhetarit amerikan Keneth Bednarek.

Në nisje ishin rivalët amerikanë ata që krijuan përparësi, por De Grasse arriti të kalontë rivalët.

Fitorja e tij është e veçantë për Kanadanë, pasi është hera e parë në 93 vite që një kanadez ka fituar medaljen e artë në garën 200 metra.

Persi Uilliams ia doli në vitin 1928 në Amsterdam dhe është hera e tretë në historinë e olimpiadës që një kanadez ka fituar medalje të artë në event.

Klan News