Spanja arriti finalen e Berlinit ku do të kërkojë titullin kampion Europë pas 12 vitesh. Një objektiv që synohet që prej fillimit të turneut dhe tani është më pranë se kurrë.
“Nuk ka rëndësi me kë do të luajmë në finale. Janë kundërshtarë të fortë dhe i presim ballëhapur. Duam të fitojmë”, tha Luis de la Fuente.
“Më e rëndësishmja është që arritëm finalen dhe tani duam trofeun”, u shpreh Lamine Yamal.
Merita e kualifikimit në finale e Spanjës u njoh edhe nga kundërshtarët.
“Spanja ishte superiore ndaj nesh. Është skuadra që ka lënë përshtypjen më të mirë në këtë turne”, u shpreh Didier Deschamps.
“Ne nuk u treguam të zotë mjaftueshëm, kështu që ata zhvilluan një ndeshje të mirë. Ata shkojnë në finale, ndërsa ne eliminohemi. Ky është futbolli”, tha Kylian Mbappe.
Festa e madhe e spanjollëve u pa edhe në të përditshmet sportive që e quajnë historike këtë arritje. Ndërsa faqet e para të gazetave franceze janë të mbushura me trishtim.
Tv Klan