Metthijs De Ligt gati të ulet në bisedime me Juventusit. Dukej si objektiv i paarritshëm pasi për të po garonin disa ekipe të tjera, por duket se kapiteni i Ajax është gati t’i thotë Po një transferimi në Torino. Drejtues të Juves do të shkojnë sërish në Holandë për të nisur tratativa me Ajax që për kartonin e futbollistit kërkon deri në 70 milionë euro.

Një detyre tjetër e drejtorit sportiv Fabio Paratici është të gjejë akordin me lojtarin. Kërkesat e tij janë të larta, por italianët dinë si të bëjnë marrëveshje, edhe tashmë që lojtari nuk ra dakord as me Barcelonën as me PSG. Juve është gati t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare lojtarit 20-vjeçar, me vlerë nga 15 në 20 milionë euro në sezon. Kjo do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar në Serie A, pas Cristiano Ronaldos, i cili fiton 30 milionë në vit.

Tv Klan