Të jesh një figurë publike jo gjithmonë është diçka e lehtë. Shpeshherë të kërkosh privatësinë është e pamundur. I tillë është edhe rasti i Robert de Niro, i cili nuk ka mundur ta ruajë qetësinë përballë kamerave.

Pas një takimi në një gjykatë në Manhattan me ish-bashkëshorten e tij Grace Hightower, 75-vjeçari është munduar t’u shmanget fotografëve duke mbuluar fytyrën me gazeta.

Ai telefonon shoferin e tij i acaruar, për t’i kërkuar se pse nuk ndodhet aty ku e ka lënë, duke e quajtur në fund gjithë këtë situatë qesharake.

Robert De Niro dhe ish-bashkëshortja e tij janë në një betejë ligjore për marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 7-vjeçare, pasi i dhanë fund martesës pas 20 vitesh së bashku.

Tv Klan