Martin Scorsese ka gati filmin e ri dhe sigurisht që pjesë e tij do të jenë dhe aktorët e preferuar të 76-vjeçarit.

“Killers of the Flower Moon” është prodhimi i ri i regjisorit, i cili do të ketë pjesë të kastit Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, të cilët do të jenë në rolet kryesore. Filmi do të nisë xhirimet në fund të verës dhe pritet të jetë një ndër më të mirë të vitit të ardhshëm.

“Killers of the Flower Moon” do të ketë në qendër të tij një seri vrasjesh misterioze që kanë ndodhur në vitet 20 në Osage, zonë që ka popullsi indiane. Një agjent i korruptuar i FBI-së do të nisë të hetojnë në lidhje më këto krime.

Ky është një tjetër bashkëpunim që do t’i shtohet listës, midis Scorcese dhe aktorëve. Për Leonardo DiCaprio do të jetë i gjashti ndërsa për De Niro i dhjeti.

Klan Plus